Faqja e internetit përdor cookie, domethënë linja tekstesh të nevojshme për të siguruar indentifikimin autentik në mënyrë automatike. Kërkuesi i internetit ofron mundësinë për të parandaluar ruajtjen dhe përdorimin e cookies nga faqja e internetit. Në këtë mënyrë gjithashtu mund të pengohet funksionimi i plot ose korrekt i funksioneve të vet faqes të internetit. Titullari i të dhënave përdor cookies në këtë faqe interneti, kryesisht me qëllim mbledhjen e të dhënave që ndihmojnë përmirësimin e faqes së internetit dhe për të prodhuar statistika përdorimi që kanë të bëjnë me navigacionin, me faqet e hapura, elementet e preferuara, të klikimeve të bëra nga përdoruesit, si edhe cookie të palëve të treta partner ose furnizues të titullarit të përpunimit. Llojet e cookie të përdorura në veçanti në faqen e internetit janë si vijon: – cookie për menaxhimin e sesioneve : lehtësojnë hyrjen në këtë faqe interneti dhe lundrimin në të; – cookie për monitorimin e shërbimeve: lejojnë verifikimin e shërbimeve të faqes duke monitoruar përdorimin nga ana e përdoruesve; të dhënat e grumbulluara nëpërmjet këtyre cookies trajtohen në mënyrë anononime dhe për këtë arsye thjesht japin informacion statistikor për numrin e vizitorëve në këtë faqe interneti, nga vijnë dhe faqet e vizituara; – cookie për funksion: lejojnë ruajtjen e parametrave të zgjedhur nga përdoruesit në këtë faqe interneti në mënyrë që të përmirësojë përdorshmërinë dhe funksionalitetin për përdoruesit; Në faqe ju mund të zgjidhni në çdo moment cilat cookie qe dëshiron të marrësh dhe cilat jo duke përdorur panelin e kërkuesit tënd të internetit. Megjithatë, nëse ju vendosni të mos pranoni cookie të caktuara, mund të mos jeni në gjendje të përdorin disa funksionalitete të faqes.
Notice: Undefined index: 2 in /home/usw8s6ue/domains/unibesa.it/public_html/templates/business/functions.php on line 39 UNIONE DEI COMUNI BESA 2014

 

 

Mastro di campo

 

Munxifs, tek e sprasmja e dielljë e Kalivarit, vjn shfaqur Mastro di campo, një pantomimë piktoreske popullore çë nga dy shekuj vit për vit bëhet te qaza kryesore.

Protagonistët veshjën të gjithë kostume spanjojë të shekuji XV, se episodi kle te viti 1400 e  kujton një çështje prishur dashuri, çë kle me armët.  Një fazë, e cila është kështjella mbretërore, ndërtuar te ana e qazës, është zbukuruar me kurora, degë e flamuj.

Njerëzit presin me ankthin ardhjen e mbretit e të tijët; më para se ardhja të familjës e mbretit fillojnë të shfaqen ca maska. Në një pike të caktuar ndihen tingull trumpetësh, hymni kombëtar e procesioni shkon përpara. Përpara gjithëve ishtë "u Mastru di casa", çë fton gjindjat të lenë të kalojën mbreti e mbretëresha e zyrtarët.

Tue pritur Mastro di Campo, rregji tundet atej e këtej të skena, si shkojën ca minute gjegjet një zhurmë daullje e shihet të danjë Mastro di Campo kaluar, me prapa ambasadorin, kryetari i Ushtrisë, dica nxhinjerëra me anëtaret, baruni, Barunia, tjerë personaxhë e bashkë me ata Garibaldi me disa Garibaldinëra.

Futja e pantomimës së Garibaldi e së garibaldinëvet ishtë shenjë të admirimit të gjindes së vendit për herojt çë Munxifs kleu vlerësuar te gushti të vitit 1862.

Rregji, kur sheh Mastro di Campo, nxier nga fodalli shpatën, zdripet nga kali e priret me dashurì mbretëreshës. Aj zjen.Një herë çë mas rdhromin çë qjellë te kalaja, vete prapa te qëndra të sheshit, tujet te një tryezë, e mbi një fojë shkruan sfidën rregjit. Ambasadori, çë i rri gjithmonë ndanëz, zdripet ka kali e vëhet mbi glunjë rregjit; pryer ndysh fojën e i hyn te gjymsa një shabullë, pranë ngjipet te kali e qjellë sfidën te pallaci i rregjit. Vuhet mbi glunjë përpara rregjit e i jep fojën. Rregji e merr pa qjef e i pergjegjet ambasadorit. Kështu zë lufta: Mastro di Campo mban mbi duarë nje shabullë e kërcen.

Rregji jec atej e këtej e urdhëron të zëhet fillë të shkrihen kanunata. Koracjerët kërcyejën rreth kalajës pa qëndruar. Mbretëresha bën shënje Mastro di Campo, çë pergjegjet e vazhdon te kërcyenj për sheshin. Jarrën te kalaja mbrojtur nga skllevërat, çë duan të i ndalojën dhromin: më para lufton me armët, pranë i ble me grane, ashtu ngjipet lartë te kalaja te ku bëhet lufta ma rregjin.

I pari sulmë dështon, e kështu ai kërkon te ngjipet te kalaja me një shkallë sekrete. Po nge ka mundësin. Vete prapa te qëndri të sheshit, kërcen mbi një delar, i çili përfaqëson djallin, e tue dridhur si purtek i shtihet te këmbet; bën shënje dashurimish mbretëreshës, e çila i dërgon puthje me skamandilin. Rregji te kalaja, vazhdon xhiron. Kanonierët shkrehjën ka një anë pasosur.

Mastro di Campo arrën të ngjipet te kalaja te ku ka një takim me rregjn. Bataja vazhdon e egër. Mastro di Campo për të tretën herë lufton me rregjin, glatë batajës Maestro di Campo vjen plagosur e bie te dheu; gjithë besojën se ë vdekur e mbretëreshës i bie zali e, vajzat çë janë me atë kërkojën të e ngjalljën. Rregji ë hajdhjarë, mbretëresha ë e pangushëllueshme ndërkohë te kalaja fillon muzika e vallet. Glatë pushtimit ndo personazh i jep nderje rregjit, tjerat rrethulojën për sheshin. Barunia pështronet me një villë të zi. Baruni shkon te kalaja sa të bunj urimet rregjit e ngushëllimet mbretëreshës. Pranë Mastro di Campo ngjallet e zë pameta luftën. Mjidhet prapa nëmestr sheshit e fton rregjin. Mastro di Campo rrethullon për gjithë sheshin e shtin kanunierët të shkrehjën. Jarrën të hypet për një shkallë të fshehur lartë te kalaja e mbretëresha i rrjedhë përballë sa të i thet çë ndien. Mastro di Campo mjidhet te sheshi sa të zënjë pameta batajën, kështu kanuni të rregjit zë filll të dështonjë ndërsa ai të Mastro di Campo vazhdon të shkrehënj. Mbretëresha ë hajdhjare e rregji ngë ka bent. Mastro di Campo hypet te kalaja merr mbretëreshën e rregji vjen vënë ndër fulaki nga ushtarët të tijë. Gjithë personazhet zdripen te sheshi. Rregji i fulakjosur nëmestr ushtarëvet ndjek mbretëreshën, Mastro di Campo, personazhët e për të sprasmit koracjerët kaluar. Personazhet shtien atej e këtej kunfete te rrugët e te finistrunet.

 

PANAIRET

Kompleksi i madh i festavet Munxifs, ishtë përbërë ka festat fetare e kryesisht nga "Fiere". Ishën thërritur "Fiere Franche", perçë tek ato ditë vijë shfuqizuar tatimi i dy "grana" na rotull mishë çë vijë shiturë, e ishën: Santa Maria di tutte le Grazie (28 Prill); Santissimo Crocifisso (e treta e djellë e Majt); Santi Salvatore e Vittoriano (26 Gusht); Maria Santissima di Miracoli (6-7-8); më vonë, te kalendari i fierëvet, kle hyjtur edhe ajo e Shën Xhusepit (25-26-27 Shator) e ajo e Sënda Lluçisë (Gusht). Na Panairë ka gjagjë të veçant çë e ndryshon nga jatra, por skemi fetar-popullor ë mirë o likë paraç për të gjithë.

 

Java e madhe

Ritet të Javës së Madhe edhe sot vazhdojën me ritin Bizantin, e fillojën me kengën çë lajmeron ngjalljën e Lazërit.

Si zakonë të vjetër, shkonet shpi për shpi, nga tek e merkura njera tek e shtunia e Rromollidetë. Në mbarim e këngës zbyllen dyertë e zënë dhuratat e shkembimi i urimëvet.

Për traditën litire, funcionët e Javës së Madhe janë paraç si ato siçilljane.

Te tradita grek-bizantine, liturgjitë zhvillohen në mes hjaurit të livanit e kengave të ëmbla.

Ritet, te të çilit marrjen pjes shumë gjinde, janë bërë nga shumë cerimonie çë sosjën me liturgjinë e të ëntjës e e të prëmptjes së Madhe; kjo e sprasmia, ë shoqëruar nga kënga: "Simeron Kremate" e nga "Vajtimet".

Shumë rëndësi, dje si sot, kanë liturgjitë çë sosjën me përçisjonën e Krishtit të Vdekur.

Muzika e kënga çë lajmeron ngjalljen e Krishtit zgjojën horën çë merr pjesë te cerimonia  e dritëvet.

Riti i shejtë, këngat bizantine, e hjauri i livanit bëjën një atmosferë shumë mistike.

Funciona ka edhe nje vlerë të veçante, përçë vjen kënduar vangjelli mbi shumë gluhë.

 

Shejti Mbrojtës

Në ditën 6 e Dhjetorit, dita e Shën Kollit, Shejti Mbrojtës i Munxifsit, dhurohen  "Bukiçelet të Shën Kollit", çë vijën bekuar; dica nga këto vijën  ngrënë, tjerat ngrëhen e, kur të jetë qëroi shumë i lig, vijën shturë te kulmi i shpivet, kështu sa të sosënj moti i keq. Bukiçelet kanë formë të rrumbullakëtë, e vijën bëre nga familje çë patën ndo hirë nga shejti; te ana e sipërme kanë shtypur fixhën e shejtit.

 

'A Sceusa

Te nata e Ashensionës, delmerët qilljën kopetë te lumi sa të lahishën e në mënyrë symbolike sa të largojën sëmundjet. Përgjithësisht, dita e kësaj larje përkoj me ditën e "Transumancës". Kopët vijën zdartur te luginat më të larta te ku shkojën jashta verën, e natën vijën hyjtur brënda dica gardhëve.

Ndanëz gerdhëvet ndërtohej një kuzhinë, bërë me gurë të mëdhenj, tek e çila vuhëj në mes një kazan. Te kjo kuzhinë bëhej udhosi e gjiza.

 

 

Zjarri i Shën Gjonit

Ne ditën 16 të Janarit, te mbrëma më para se festa e shën Gjonit të Madh, çilet një zjarrë shumë të madh me dru të bekuamë. Pastaj kuqjrej hiri çë vijë përdorur si ilacë për kasfhët. Dita e ardhshme kafshët vijën bërë te icjën nëpër rrugavet të horës e vijën bekuar.

 

O e bukura More

Në ditën 15 të Gushtit, për shtegtimin shejtëror te "Madonna dell'Udienza", e në ditën 29 të Majit, dita e shfuqjzimit e Kostantinopolit, kështu si humbjë djelli, të parët këndojën O E BUKURA MORE.

Tek ato ditë, të parët, me sytë pjerrë drejt lindjes, kujtojën dhëmbjen të paraardhësitë kur lanë Shqipërinë.

 

La sagra delle castagne

Tek e  diellja te të sprasmit të tetorit zhvillohet "la sagra delle castagne", çë në vitin 2013 arriti nivele krahinorë, me praninë e shumë vizitatore.  Brënda ngjarjesë zhvillohen shumë ngjarje të ndryshme: të ecurit ekologjik brënda gështenjë
çë dominon qendrin e banuar; lirimin e zogjëve grabitqarë në rezervën; konferenca për zhvillimin e gështenjë e prodhimet të tij; digustimi i prodhimeve të ndryshëmlokale e janë edhe momente dedikuar kulturës e kënaqësisë me argëtim

 

Vizita ne Artikuj
479256