Faqja e internetit përdor cookie, domethënë linja tekstesh të nevojshme për të siguruar indentifikimin autentik në mënyrë automatike. Kërkuesi i internetit ofron mundësinë për të parandaluar ruajtjen dhe përdorimin e cookies nga faqja e internetit. Në këtë mënyrë gjithashtu mund të pengohet funksionimi i plot ose korrekt i funksioneve të vet faqes të internetit. Titullari i të dhënave përdor cookies në këtë faqe interneti, kryesisht me qëllim mbledhjen e të dhënave që ndihmojnë përmirësimin e faqes së internetit dhe për të prodhuar statistika përdorimi që kanë të bëjnë me navigacionin, me faqet e hapura, elementet e preferuara, të klikimeve të bëra nga përdoruesit, si edhe cookie të palëve të treta partner ose furnizues të titullarit të përpunimit. Llojet e cookie të përdorura në veçanti në faqen e internetit janë si vijon: – cookie për menaxhimin e sesioneve : lehtësojnë hyrjen në këtë faqe interneti dhe lundrimin në të; – cookie për monitorimin e shërbimeve: lejojnë verifikimin e shërbimeve të faqes duke monitoruar përdorimin nga ana e përdoruesve; të dhënat e grumbulluara nëpërmjet këtyre cookies trajtohen në mënyrë anononime dhe për këtë arsye thjesht japin informacion statistikor për numrin e vizitorëve në këtë faqe interneti, nga vijnë dhe faqet e vizituara; – cookie për funksion: lejojnë ruajtjen e parametrave të zgjedhur nga përdoruesit në këtë faqe interneti në mënyrë që të përmirësojë përdorshmërinë dhe funksionalitetin për përdoruesit; Në faqe ju mund të zgjidhni në çdo moment cilat cookie qe dëshiron të marrësh dhe cilat jo duke përdorur panelin e kërkuesit tënd të internetit. Megjithatë, nëse ju vendosni të mos pranoni cookie të caktuara, mund të mos jeni në gjendje të përdorin disa funksionalitete të faqes.
Notice: Undefined index: 2 in /home/usw8s6ue/domains/unibesa.it/public_html/templates/business/functions.php on line 39 UNIONE DEI COMUNI BESA 2014

 

 

 

 

Ex Kuvendi Latin e Klisha e të Pamëkathshme  (Makullatës) 

Struktura e madhe e e bukurë e konvendit thërritur e Shën Gjonit o Kunvendi Latin ngrëhet në qëndër e horës. Pallaci kleu stisur për vëllim e Princit Don Blasco Corvino e të emtës Donna Francesca Ventimiglia, paguajtën gjithë spizët çë i duheshën, për ndërtiminin e punës e për të rruarit e murgjëvet.

Kunvendi, klisha edhe sastia, si zglidhet në dokumentet e themellimit, klenë burë për dishirim e murgjëvet, kështu, në vitin 1649, zurën shëbërtiret. Kunvendi kle sosur në vitin 1656 kur Padre Gandolfo da Polizzi bekoj lokalet të ri. 

Në të sprasmet vitra, Klisha e Kunvendi, çe ishë të duart e bashkisë, patën shumë restaurime. Struktura e sosme mban qendrimin origjinal, me bimë katerkendor në dy nivele e monastiri qendror mbi nivelin rreth dheut, me gjashte e mëdhjet këllona çe kane sipër harqe. Te një anë e Kunvendit ndodhet Klisha e Makullatës, çë ka nje nef e vetme e ka pak çe kleu hapur pometa pas të sprasmin restaurim, abrënda kësaj janë dy piktura çe thuhet se i buri Vito D'Anna.

 

Istituti "A. Reres" ex monasteri Basiljan

Kleu stisur te të parat vitra të shekullit XVII, te ana e Klishës të S. Mëris së gjithë Hirët. Kleu bërë sa të jishë dhënë murgëvet Grekra o Arbëreshë çë vejën atje të shpalljën ritin e disiplinen lindore. Ndërtimi i manastirit, në vitin 1609, kleu dashur nga Andrea Reres.

Pallaci, në fillim ishe bërë mbi dy nivele e njera sot mbanë një formë katërkendore; shumë interesante, mbi nivelin rreth dheut, ishtë portiku madhështor me harqe të mëdhenj mbajtur nga këllona të trasha bërë me gurë mermerish të bardhë me shenja të kuqe.

Manastiri Basiljan, mbledh nje biblioteke me kodë grekë të rallët. Ҫenobi basiljan ishtë vendi i njëi laboratori për restaurimin e Librit të Vjetër.

 

Kalaja 

Kalaja e Munxifsit  ë e vjetër aqë sa ë e vjetër hora. Ngë ishtë nje kalaje si tijerat, por me para kit kish klënë nje shpi e sigurtë për të zotin e dheravet të Munxifsit, me shumë kambra, kalive e vende ku mënd ngrëhej drithët, vera, etj.

Në vitin 1132, fellri i Munxifsit kle dhënë nga mbreti Ruggiero II kallogjërvet e San Giovanni degli Eremiti.

Këta, çë kishën shitur gjithë dherat çë i kishën klënë dhënë, kur shkojën për Munxifsin rrijën tek kjo shpi-kalaje.

Edhe familja fisnike Corvino rrijë te kjo kalaje kur ndodhej Munxifs. Glatë gjithë qëroi e feudalizmit, e glatë të sprasmet viteve e shekullit XVI njera te të parat të shekullit XVII, klenë bërë shëbërtira çë e zgjeruan e e zbukuran, e  çë i dhanë kalajës një vështrim të ri, çë mirë o lig ë ai çë gjëndet edhe sot.

Në vitin 1844, kur feudalezmi zbori fuqi, ndërtimi dal e dal zbori funksioniën çë kishë, e rrijti braktisur njera te viti 1984, kur Baskia e Munxifsit e bleu.

Ashtù kalaja kleu dërtuar gjithë, e sot ë vendi i Bibliotekës Publike, i ProLoco(t) e vjen përdorur për konferenca e ngjarje kulturore.

 

Burimet

Vëmendje e veçante do, te Sheshi Principe Corvino, Burimi i Vjetër, e stolisur ka pesë maskëra gurish. Nga viti 1795, Munxifstë zunë te mendojnë ndertimin e sistemimin e ujit. Embret zyrtarë të burimevet vijën gjetur shkruar te nje dokumet të 22.09.1801, e burimi i Sheshit Principe Corvino vjen thërritur "Burimi i Ri", ndërsa "Burimi i ri" burimi çë gjëndet te Sheshi Nicolò Romano.

Në vitin 1816 burimi vjen dërtuar e vijën vunë pesë kanojë hekurish te ri. Në vitin 1912, ujërat vijën të gjithë mjedhur e dhuruar te shumë vende të horës, te ku vijën vunë edhe dica burime më të vogla.

I sprasmi dërtim ishtë aj i vitit 1992, kur vjen sosur edhè hapësiratë përballë Burimit të Vjetër.

 

Monumentet e vendet me interes

Qendëri urban te Munxifsit ishtë karakterizuar nga rrugica të ngushta, gjithë të shtrëmbra e shumë herë të pjerrta, gjallëruar nga ndo një hark, e nga hapësira.

Në mestr horës gjëndet sheshi kryesorë, ku ngrëhen dy kulle shumë danxë nga ato: kulla të Kryeklishës latine "Annunziata" e kulla e kryeklishës greke "San Nikolò di Mira".

Të dya klishët janë lidhur nga një shkalluner, e te ana më e sipërme e saj mënd gjejëm prospektin e Kalajes Reres.

Tijera klishë e manastirë, shprishur te vende të ndryshëm të horës, qjosjën trashgimin arkitektonik e dëshmojën jetësen e të dyve fetë.

 

Kryeklisha  E Lajmerimit "Annunziata"

 

 

 

Është me ritin latin, ndodhet sipër Sheshit Umberto I, në mestr  Kalajës e Klishës greke.

Klisha, çë në origjinë ishë shumë më e vogël, kleu stisur pas dëbimit të saraçenvet, glatë të parës gjymzë të shekullit XI (Ashtù si thon Pirri e Raccuglia e pranë Gattuso)

Drëngojëm se klisha origjinarje kit ishë po me një nef pa apsidë, e se te vitet 1527 e 1572 kleu burë i pari intervent, kle zgjeruar sa t’i hijën gjithë gjindjat, çe vejën tue bërë gjithmonë më shumë.

Në vitin 1680 klisha vjen zgjeruar përfundimisht te jetra anë te shkallëvet, në drejtim i kundërt te hyrjes, tue marrë copa dheu te kopshti i kalajës e tijera copa dheu ku ndodheshën shpi të vjetra, çë për këtë ndërtim klenë gorromisur.

Skemi i sotëm ë ai i njëi kriqe latine, ndajtur ka tre nefë, me një transet, ndërsa façata e jashtme (dërtuar te viti 1924), ka tre portale e më sipër janë harkje, dy rusunëra e një skulpturë marmuri, abrënda timpanit, me fytyrën e Shën Mërisë "Annunziata".

Brënda klishës, mbi muret, kemi një skulpturë të Krishtit mbi Krikje, bërë me drasë polikromatike te vitit 1693 nga një autor siçilan të të çilit ngë njihet embri, e dy piktura të shekullit XVIII: dy piktura të mëdha çë përshskruajën kungimin të Shën Rosalisë, Shën Mërisë çë duket Shen Vinçencit Ferreri e Shpallja; me shumë vlerë orendia e shejtit e gjithë statujat drasje çë janë brënda kapelavet ndanëz nefëvet anesorë.

 

Klisha e Shën Kollit i Mirës 

 

Në rit grek-bizantin, ndodhet te ana e klishës Latine e jep mbi sheshin Umberto I. Klisha kle stisur te viti 1516 prapa një kullë, e kle zbyllur kultit në vitin 1520, por ngë shkoi shumë qëro e, për rritjen e popullsisë e e besimëtarëvet, vate sosi se klisha ish shumë e vogël, kështu rreth mbarimit e viteve '500 kle gorromisur e ndërtuar pameta tek i njëjti vend sipas bëzonjavet të ritit grek-bizantin. Në fillim të viteve '600 zurën shëbërtëritë për ndërtimin e kambanarit, të çilët klenë përbërë nga ngritja e kullës, ku ish ora publike. Në fillim të viteve '700 e glatë të dytës gjymës e viteve '800, klisha pati shumë ndërhyrje a brënda, të çilat i ndërruan dukjen origjinale. Në partikularitet glatë të ditës gjymës e viteve '800 klenë zbukuruar: sipërfaqet të brëndshëme me stoli në stil grek, e gjithe kapelat çë janë a brënda klishës. Sot mbi sot ndërtesa ka një impiant në anijatë mbuluar nga një qemer; brënda klishës gjëndet një ikonostasi me ikonë bizantine  të shekullit XVI, një Theotokos të shekullit  XIII, një kryqe fildishi mbi dru zezak të shekullit XVII, mbi otarin, një kryqe të vogël athonita druri e statuja druri.

 

Shën Mërisë së Hirit

 

 

Jashta horës ndodhet manastiri Basilian e Shën Mërisë së Hirit stisur te viti 1501e ndruar te shekulli XVIII për projekt e atit basilian Nino Gizza.

Klisha ish mbi manastirit basiljan e gjëndet mbi një hapësire të madhe.

Klisha çë kleu stisur më para, kleu dhënë pas "Kapitujet e vitit 1501"  arbëreshëvet me ritin Grek-Bizantin, çë kishën jarrën Munxifs në fundë e shekullit XV, me detyrimin se kishë e dërtojën e kishë e përdorjën pë kultin e tyre.

Dhi ahjerna mori emrin e ri e zuri fill të përdorjën ritin grek-bizantin e, zakonisht, si te gjithë klishtë, kleu themeluar vëllezërimi i Shën Mërisë së gjithë hirjevet çë ruajti klishën njera te viti 1650.

Pran klisha kleu dhënë manastirit Basilian çë kle stisur ndanëz atij. Kleu zgjeruar te shekulli XVIII e edhe sot ë kështu: një nef, një derë të madhe anësore mermeri zbukuruar me një shqiponjë.

Abrënda veç afresket e Olivio Sozzi gjëndet edhe një shumë e të veçante ikonostasi plot me ikona në stil bizantin e vonshëm, të të çilës dy drrasat më të mëdha ftojën Shpëtimtarin Krisht Rregj i Rregjëravet e Zot i Madh e Virgjërën Shën Mëri, një Platyter çë do të vinjë nga Kreta e një kriqjçele athonite druri shërbier me shumë vjershë. Mbi muret të nefës ndodhen gjashtë kunetë me afreske të Shejtravet e kryepiskopevet: Partenio, Gregorio Teologo, Spiridione, Epifanio, Cirillo, Nicola e Atanasio, gjëndet edhe sarkofagu të Andrea Reres, aji çë themeloj Manstirin te viti 1609, sa t’i rrijën kallogjeritë e priftrat të ritit lindor sa të ruhej trashëgjmi të zakonavet lindore.

 

Shën Mërisë ë Mërakullavet (Rit ortdoks)

Te Brinja gjëndet klishiçelja e të shekullit XVII; Shën Mëria ë pikturuar te një gurë, ngë dihet as kush e bëri as kur kleu bërë. Ndërtimi i këtij vendi i shejt lidhet njëi legjendie çë rrëfjen se një ditë arruri Munxifs një burrë sëmur lebërjesh e kur banorët e panë ngë e deshën te hora. Aji atëherë u fshehë te një korijë e ju qëllua; kështu si flëjë ndrjiti, te fundi të njëi drizje, ikonën e Shën Mërisë me Krshtin e vogël më duar pikturuar te një gurë të madh rërëzor. Burri u qasë e gjegji zërin të Shën Mërisë çë i thëshjë të vejë te hora e të i pyejë banorëvet të i stisjën një kapele te vendi ku ju i ftua Shën Mëria e çila e shpëtoi me ca ujë çë derdhej ka ai vend.  Burri vate te hora, ja tha banorëvet, te çilët mbi pak qëro stisën një kapele të vogël të lëvdojën Vjirgjërën Shën Mëri e dhi ahierna ë thërritur Shën Mëria e Mërakullavet.

          Klisha leu kur banorët të atij lagjë morën një karret me dy qe te ku vurën gurin te e qilljën te hora.

          Rrëfihet se qet sa qëndruan papritur e ngë kle më vjershë sa të tundëshën. Ky kleu marr ka gjindja  si një shenjë të jashtëzakonshëm kështu se vendosën të stisjën atje kapelën.

          Klisha ka po një nef e rrethë e rrotullë katrë otare zbukurar me stuk e me friza isi.

          Te otaret vendohen statullat e Shën Mërisë  e Mërakullavet, të Shejtravet Kosma e Domiano, te Zëmërës Shejte, Ecce Homo e të Kriqjes.

          Te absida janë dy piktura të Celestino Madalà, çë leu Munfixs, me dy skena e legjendës: Shën Mëria çë ju ftua lebërjesit e qet çë qilljën karretin me gurin. Mbi otarin ishtë guri çë kleu gjetur me ikonën e Shën Mërisë e Mërakullavet çë mban ndër krah Krishtin e vogël.

 

Klisha me rit grek-bizantin e Kriqes Shejte         

Te diert të horës ndodhet klisha me rit grek-bizantin e Kriqes Shejte. Ngë dihet çila ishë data e ndërtimit të saj. Në fillim ishë e vogël e e vuajtur Shejtes Venerës, mendohet se kleu stisur më parë se viti 1618 përçë nga një dokument çë kleu gjetur ndëlngonejë se ahjerna atje vijën varzuar të vdekurit. Tek e dyta gjymës e shekullit XVII  zurën, për dëshirim e vëllëzërimit, shëbërtirët të zgjerohejë klisha.

         Te të parët qëronje klisha kleu lënë thjeshtë, pranë te ke dyta gjymës e shekullit XVIII mbi sipërfaqet të anijatës së qemerit klenë bërë zbukurimet të sotëm me stoli ari. Brënda klishës mënd shihet "Vara" e vitit 1648 me Kriqen e shekullit XV. Vënë brënda një kapelje sipër otarit i madh e mbyllur ka një derë drasie çë ka 24 panele pikturuar me skena të gjellës të Isuit e të Shën Mërisë. Te viti 1934 ndanëz klishës vjen stisur Shpia Mëmë të Vëllarëzimit basilian të Bijavet  çë gjejëm edhe sot.

         Të lagji i Shën Rrokut, te pjesa e lartë të horës, gjëndet klisha me emërin e lagjit, stisur dy herë: te viti 1530, e te viti 1872, me ikonostasi; kjo ka shumë ikona të vëllaut Pietro Vittorino, kallojer basilian i Munxifsitë.

 

IKONAT

Në traditën bizantine, ikonat përfaqësojën dokumente me interes historik, teologjik e filosofik, veç se artistik. Ikona për besimtarët lindorë ë Anàmnesi (kujtim-thirrje), Kèrisma (lajm-catechesis), Theoria (soditje-parkalesì), Thirrje traditës, lajm-shpallje e një pranie, ë soditje-nënkuptim i vlefshëm për një udhë e shpresje. Munxifs janë katër klishë me ikonostasi. Sipas traditës lindore, shndërrimi i rrethojes së korit të shkurtur e të zbëllim (templon) në mur ikonash o ikonostasi zë fill glatë shekullit XI e zhvillohet nga shekulli XII. Në mes kolonavet të Vima janë vendosur ikonat. Munxifs dica ikona klenë prurë nga lindja, dica nga Greqia (Kretë), e tjera klenë pikturuar te Siçillja, vjen më rarë se komuniteti ë një model për prodhimin e tyre. Nga artistët çë kanë shërbjer Munxifs kemi Joannichios, i çili leu në fillim të vitit 1600, të atij janë gjashtë ikona të mëdha. Të atij qëroi ishtë edhe tabela ilustruese çë bashkon pesë ikonografi të veçantë: ajo ishtë “Epi si cheri” i të  njohurit Leo Moscos të familjes të ikon-piktorëve të njohur në Venezia. Ikonat të Munxifsit, si ato të trashëguara nga brezat e shkuame, si edhe ato burë te kronje më të ri, dëshmojën një vazhdimësi e besimit e të shprehjes artistike çë kujton traditat figurative antike e fillimtare. Katedralja greke e Shejtit Kollë nga Mira  ka ikonat bizantine e shekujvet XV XVI, si edhe një ikonostasi me ikona e kronjëvet tanë, pikturuar në Atene nga Kostas Zouvelos. Klisha e Shën Mërisë e të gjitha mirësi dhëruar shqiptarvet në shekullin pesëmbëdhjetë, dhuron ikonostasin  më e qosme e gjthë Siçilljes me ikona të shekujvet XV-XVI. Në klishën e Shejtit Roku ikonat bashkëkohore, të bëra nga vëllau Pietro Vittorino, largohen nga modeli bicantin e qasen për mënyrat popullore. Lidhja me kronjet çë shkuan ishtë dëshmuar nga teknika artistike adresimin e traditë shekullore, si ajo e mozaikot, i çili kleu  përdoruar sa të dekorohej klishën e Kryqes Shejte nga Pantaleo Giannaccari

 

Isitucionët kulturore

Kongregaciona "Motra basiliane Bija të Shëjtes Macrina"

Kongregaciona "Motra basiliane Bija të Shëjtes Macrina" shtatzënë nga ati Nilo Borgia, hjeromonk grek Basilian nga abacisë e Grottaferratës, kleu bërë Munxifs nga mëma Macrina Rapparelli bashkë me motrën mëmë Eumelia.

Në vitin 1917 Papa Benedetto XVI bëri Kongregacionën për klishat lindoret, kështu kongragaciona zuri fill lidhjet me Autoritetet kompetente të klishëvet e në vitin 1921 dy motrat jarrëjën në Munxif të pranuara me hare ka populli edhe ka kryeprifti papas Onofrio Buccola e ka i biri Kostantini.

Thirrjet, dalë nga dalë, rriten  e hapen tjera komunitet e tjera në vendet ku ndodhen besnik i ritit bizantin. Kështu Pallaci, Kundisa, Hora e Arbëreshëvet  e tjera horë të Kalabries kanë këtë kongregacion.

Në vitin 1939 zën fill udhëtimet e misionarvet në Shqipëri e pranë misionët të Fierit, Argjrokastrit e Elbasanit. Kongregaciona e Basilianavet hynë në traditën e përhershme pranis bicantine në Itali.

Vizita ne Artikuj
479247