Faqja e internetit përdor cookie, domethënë linja tekstesh të nevojshme për të siguruar indentifikimin autentik në mënyrë automatike. Kërkuesi i internetit ofron mundësinë për të parandaluar ruajtjen dhe përdorimin e cookies nga faqja e internetit. Në këtë mënyrë gjithashtu mund të pengohet funksionimi i plot ose korrekt i funksioneve të vet faqes të internetit. Titullari i të dhënave përdor cookies në këtë faqe interneti, kryesisht me qëllim mbledhjen e të dhënave që ndihmojnë përmirësimin e faqes së internetit dhe për të prodhuar statistika përdorimi që kanë të bëjnë me navigacionin, me faqet e hapura, elementet e preferuara, të klikimeve të bëra nga përdoruesit, si edhe cookie të palëve të treta partner ose furnizues të titullarit të përpunimit. Llojet e cookie të përdorura në veçanti në faqen e internetit janë si vijon: – cookie për menaxhimin e sesioneve : lehtësojnë hyrjen në këtë faqe interneti dhe lundrimin në të; – cookie për monitorimin e shërbimeve: lejojnë verifikimin e shërbimeve të faqes duke monitoruar përdorimin nga ana e përdoruesve; të dhënat e grumbulluara nëpërmjet këtyre cookies trajtohen në mënyrë anononime dhe për këtë arsye thjesht japin informacion statistikor për numrin e vizitorëve në këtë faqe interneti, nga vijnë dhe faqet e vizituara; – cookie për funksion: lejojnë ruajtjen e parametrave të zgjedhur nga përdoruesit në këtë faqe interneti në mënyrë që të përmirësojë përdorshmërinë dhe funksionalitetin për përdoruesit; Në faqe ju mund të zgjidhni në çdo moment cilat cookie qe dëshiron të marrësh dhe cilat jo duke përdorur panelin e kërkuesit tënd të internetit. Megjithatë, nëse ju vendosni të mos pranoni cookie të caktuara, mund të mos jeni në gjendje të përdorin disa funksionalitete të faqes.
Notice: Undefined index: 2 in /home/usw8s6ue/domains/unibesa.it/public_html/templates/business/functions.php on line 39 UNIONE DEI COMUNI BESA 2014

 

 

Gabriele Buccola

I menduam si një nga pionierët e psikologjisë sperimentale, leu te viti 1854. Te viti 1887 themeloi revistën "l'Atomo" e pranë "Pensiero e Azione". Shkruajti veprën e parë e tij "La Dottrina dell'eredità e i fenomeni psicologici" ndërsa ishë student te fakulteti mjekësor. Pas çë ju diplomua la Siçilliën e zuri fill një shëbërtir shkencore në Firenze, Reggio Emilia, Torino e Monaco di Baviera. Vepra e tij më e rëndësishme për të çilën vjen kujtuar ishtë "La legge del tempo nei fenomeni del pensiero". Te viti 1855 vdiq papritur në Torino.

Onofrio Buccola

Prift, kleu kryeprift  të klishës së madhe së ritit grek-bicantin e Shën Kollit. Kleu autor i tre kujtime të rëndësishëm historik: "La colonia greco-albanese di Mezzojuso", "Mezzojuso e la chiesa di Santa Maria", "Nuovi Documenti Storici e Toponomastica Siciliana - Etimologie Arabe - Menzoiuuso", botuar nga komiteti për nderimet të Kryepriftit Buccola te viti 1926 Palermë.

Nilo Catalano

Leu nga prindëra litinjë te dheu i Massës, dioqezë e Messinës, kle bërë kallogjer te Manastiri i Grottaferratës, te ku plotësoj zotimet kur kish 22 vjeç.

Dërguar Munxifs te Monastiri themeluar nga familja Reres mësoj gluhën shqipe, gluhën greke letrare edhe popullore. Atie shërbeu si lexues, mjeshtrë e të rinjëvet, vikar e si abat.

Në vitin 1682 kleu dërguar në Korsik si i ftuar apostolik të grekravet çë rrijën atje, në vitin 1693 në krahinën e Himarrës në Shqipëri si vikar apostolik e me titullin e kryepeshkopit të Durrësit. Vdiq në Drimadhë në vitin 1694.

Shkruajti një fjalor shqip-italisht e italisht-shqip e një studim mbi gramatikën çë ka edhe një faqe shkruar në alfabetin grek.

I Corvini

Klenë të zotrat të shtetit të Munxifsit. Mendohet se kishën pjesë të dinastis së mbretravet Hungarezë. Te të sprasmet vite të shekulljt XV një degë të kësaj familje erdhi në qytetin e Palermës e te pak qëro u bëren te zotrat të shumë dherave, shpi, kalive, mullinj, vreshta e ullinj. Baruni Gjon, te viti 1527 bleu fellrat e Munxifsit e e Scacciavacca. Në vitin 1639 zotëria e Korvinëravet kleu ngrëjtur në gradin e princit me Don Blasco. I sprasmi anëtar i familjës kleu Princi Francesco Paolo, çë vdiq pa bijë në vitin 1832.

 

Andrea Cuccia 

Leu Munxifs në ditën 24 tetor 1788 e vdiq kur kish 95 vjeç  në ditën 18 mars 1875.

Studjoi te seminari Italo-greko-arbëresh të Palermës, ku pranë kleu bërë nënkryetar. Nga Palerma kleu thërritur Napull të bëhej zot i klishës mbretërore greke

SS. Apostoli Pietro e Paolo. Në vitin 1845 vjen thërritur nga rregji sa të mirrjë vendin e rektorit të Seminarit Italo- Grek-Arbëresh  Palermë. Kështu si ra sëmur, u këthe te shpia e Klishës Greke të Palermës ku bëjë edhe priftin e ku vdiq në vitin 1875. Kurmi i tij vjen varrëzuar te Klisha SS. Crocifisso Munxifs.

 

Simone Cuccia 

Leu në Augusta në ditën 15 marsit 1841 konviktor të Seminarit Grek të Palermës. Në vitin 1862, si bëri 21 vjeç u diplomua në Fakultetin e Juridikut, kleu edhe mësues te gjimnasi Vittorio Emanuele. Kle dërguar nga rektori i Universitetit të Palermës të mësoj hyrien e Skencavet Juridike e Historia të të Drejtës. Pranë merr vendin e profesorit të Drejtësisë e të Procedurës Penale. Pështroj vende shumë të rëndësishëm si për shembull këshilltar të Banco di Sicilia e anëtar të këshillit shëndetësor të krahinës së Palermës e kryetar të skollës së lartë Turrisi Colonna. Në vitin 1882 vjen ngrëjtur si Deputet të Parlamentit Kombëtar e vjen konfirmuar tre herë. Vdiq Palermë në vitin 1894 kur kishë 54 vjeç.

 

Nicolò Figlia

Leu Munxifs të viti 1682. Në vitin 1700 vate të rrij Qeft, një  horë arbëreshe te Kapitanatës ku kleu arçipret të klishës së Shën Gjergjit. Në vitin 1727 u kthe në Siçili thërritur te eparkia të Palermës nga kryepeshkopi Gash.

Glatë viteve 1736-1739 shkruajti një kod i rëndësishëm çë kle thërritur "Kodi i Kjeutit" perçë kleu gjetur atje, te të parat te shekullit ‘900, nga studiuesi arbëresh të Kallavrisë Michele Marchianò.

Kodi ka një version arbëreshe të "E mbësuame e Krështer"  të Lek Matrëngës, çë ishte i pari dokument shkruar arbërisht; Këngat Tradicionale të ciklit Këngat e Pleqjerisë, shumë parafraze e këngavet fetare, një version arbëreshe te njëi poemi i glat te poetit munriallis Antonio Veneziano, dica poezi e nje shkrime të shkurtur mbi historinë e Munxifsit e mbi klishat e Horës.

Në vitin 1755 shkruajti: "Vajtimi i Zonjës Shën Mëri Virgjerë mbi malë të kalvarit".

Në fund shkruajti një apologji e ritit grek-bizantin çë si gjithë veprat të tij

qëndruan dorëshkrime.

 

Ignazio Gattuso

Leu në ditën 18 të jinarit 1903 e vdiq në ditën 30 të djetorit 1978. Zyrtar 

Presidencës krahinore siçilljane, si sosi të shurbej zëri fill një studim historik në

arkivrat, tue ndërtuar tradita, kostume, fakte e gjindja e horës së tij. Na la

një fotografi e tërë të gjellës së horës së tij si ishë ahierna. Veprat e tij kanë

qellim shkencor e janë të drejtëruar mencujusarvet edhe tjetër gjinde si

etnografët.

Ndër veprat e tij kujtonen: il Mastro di Campo, Mezzojuso nel ricordo delle

vestigia, Un mazzolino di giorni, Due compagnie sotto la Brigna, Canti, giochi

e leggende in Mezzojuso, i Corvino, Gli agrumi di Don Ercole.

 

Cristoforo Masi

Leu Munxifs te dita 10 Tetori 1858. Kur ishë te Siminarji italo-arbëresh të Palermës studjarti te Gjimnasi Vittorio Emanuele e pranë u diplomua në Fakulteti e Juridikut. U bë këshilltar në radhën e avokatëve e prokuratorë të Palermës e pranë President. I dhanë shumë përnjohje e vdiq Palermë te dita 2 mars1948.

 

Giuseppe Perniciaro

Leu në vitin 1907. Studjarti te Papnor Kolegji Grek të Romës. Në vitin 1928 u diplomua në teologji  e u specializua në Skencat fetare lindore. Në vitin 1938, kleu shejtëruar peshkop i zakonshëm të Eparkisë së Horës së Arbëreshëvet. 

 

Reres-it

Janë kujtuar si krerët të të parave kolonieve greko-arbëreshe të Siçilljës. Në vitin 1448 kreu greko-arbëresh Dimitri thërriti milicietë çë i kish lypur Alfonso d'Aragona sa të shuaj revoltën e njëi krahinë e Kalabrisë. Kur mundi revoltën mbreti i dha qeverinë e atij territori. Tek ai vit  Gjergji, i biri i Dimitrit, si Kapitan, kle dërguar te Siçillja për të mbrojtur anën perëndimore nga pushtimet barbare. Pas çmobilizimit të Bisir-it katërdhjetë ushtarë greko-arbëreshë klenë thërritur  Munxifs, ku me familjet të tyre formuan të parën qendër të "Casale Graecorum de Mezu Jufusu".

 

Antonino Schirò

Leu te viti 1893, zuri të mësojë të hora e tij. Pranë vazhdoi të mësuarit Goricjë te ku i dhanë një fletë lavdërimi se përktheu me besnikëri tekste nga gluha sllovene në italisht. Kur u mjuadh te Siçillja pati shëbërtirë të ndryshme. Kle president i shoqatës Ushtarë e bëri të parën Shoqëri kooperative bujqësore të prodhimit e të shëbërtirës së Munxifsit. Më 1936 kle emëruar zëvendës kryetari i komunës e më 1939 kryetar i komunës njera te viti 1943. Në këtë detyrë pruri shumë përmirësime horës: ndërtoi dhromet të vjetër brënda horës; rregulloi vijën e ujit e dha dhera  publike të vapqëvet.Vdiq Palermë në vitin 1975.

Vizita ne Artikuj
459382